Kronika 26 October 2024, 20:07 Nga VNA

Policia fshehu ngjarjen/ Dhunoi qytetarin, shpallet në kërkim vëllai ish- deputetit socialist Rrahman Rraja

Ndaje në Whatsapp
Policia fshehu ngjarjen/ Dhunoi qytetarin, shpallet në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit Rrahman Rraja. Flamur Rraja, së bashku me djalin e tij Arielin, kanë ushtruar dhunë ndaj Kujtim Caçës dhe familjes së tij. Flamur Rraja është personi që shfaqet me pistoletë në dorë në ngjarjen e dhunës ndaj kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Policia e Krujës e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për dy ditë.

Ish-deputeti Rrahman Rraja dorëzoi mandatin pas ngjarjes së rëndë në Thumanë ku djali, vëllezërit dhe kushërinjtë e tij dhunuar kushërinjtë Maja. Rrahman Rraja ka të arrestuar për krim të organizuar vëllain Xhelal Rraja dhe dy nipat Ramazan Rraja e Redjan Rrajën.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme