Sociale 14 November 2024, 12:14 Nga VNA

“Priten reshje shiu me intensitet të lartë”, Bashkia e Vlorës: Shmangni parkimin

Ndaje në Whatsapp
“Priten reshje shiu me intensitet të lartë”, Bashkia e

Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për kujdes dhe duke kërkuar që të shmanget parkimi i automjeteve në zonat me risk të lartë përmbytjeje.

Bashkia informon se grupet e Ujësjellës Kanalizime dhe punonjësit e Bashkisë së Vlorës do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë nëse do të jetë e nevojshme.

Njoftimi i plotë nga Bashkia e Vlorës:

➡️ Në orët në vijim priten reshje të shiut me intensitet të lartë.

➡️ Bëni kujdes dhe mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

•“Albano & Romina”

•Biblioteka Publike

•Pranë Kishës Orthodhokse

•Në “Skelë” te dykalimshi

➡️ Grupet e Ujësjellës Kanalizime dhe të Bashkisë do të jenë në terren për të monitoruar dhe ndërhyrë sipas nevojës.

? Nëse hasni probleme për shkak të reshjeve dhe prezencës së ujit, mund të kontaktoni Bashkinë për ndihmë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme