Sociale 13 November 2024, 10:54 Nga VNA

Hapet Panairi i 27-të i Librit në Tiranë: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”

Ndaje në Whatsapp
Hapet Panairi i 27-të i Librit në Tiranë: “Të lexosh

Sot, Pallati i Kongreseve në Tiranë hap dyert për Panairin e 27-të të Librit, një ngjarje e rëndësishme kulturore që pritet me shumë interes nga dashamirësit e leximit në mbarë vendin. Ky panair mbarëkombëtar do të ofrojë një program të pasur me ekspozime librash, prezantime, takime me autorë vendas dhe të huaj, promovime botimesh të reja, ndarje çmimesh, konferenca, dhe shumë të tjera.

Motoja e këtij viti, “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”, synon të frymëzojë dashurinë për leximin dhe eksplorimin intelektual.

Panairi organizohet nën mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe do të vijojë deri më 17 nëntor, duke ofruar mundësinë që lexuesit të njihen me botimet më të fundit dhe të marrin pjesë në një festë të vërtetë të kulturës së librit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme