Sociale 13 November 2024, 09:47 Nga VNA

Programi për kthimin dhe kompensimin/ Ish-pronarët morën vetëm 10 milionë euro deri në gusht

Ndaje në Whatsapp
Programi për kthimin dhe kompensimin/ Ish-pronarët morën

Ministria e Drejtësisë raportoi se deri në muajin e tetë vitit, në programin e kthimit dhe kompensimit të pronave, që është nën varësinë e saj, janë shpërndarë vetëm 24% e fondeve të parashikuara në fillim të vitit. Kjo do të thotë se nga pak më shumë se 4 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro, janë shpërndarë 10 milionë euro.

Konkretisht, duke u ndalur në disa zëra, që përbëjnë këtë program specifikisht për kompensimin, raporti i monitorimit i këtij institucioni vlerëson se sa i takon produktit “Përfitues nga fondi fizik dhe financiar të kompensuar”, ai është realizuar 100%, duke kompensuar 90  subjekte me fond  254.4 milionë lekë dhe për 4 subjekte është mbyllur procedimi. Fondi i kompensimit ka qenë gjendje në Bankën e Nivelit të dytë.

“Produkti “Vendimet e ankimuara  në Gjykatë”, është realizuar rreth 100%. Gjatë 8-mujorit të vitit 2024 janë mbyllur 211 çështje dhe ndërkohë janë hapur për shqyrtim 192 çështje të tjera. Projekti “Blerje pajisje elektronike”, ka ardhur autorizimi nga AKSHI në fazën e lidhjes së  kontratave me operatorët ekonomikë.

Produkti “Shpërndarja e fondit të Aluiznit” është realizuar 100%. Ky produkt është realizuar nga të ardhurat e realizuar nga ndërtimet informale të derdhura në llogari të ATP nga ASHK, gjatë kësaj periudhe janë kompensuar 276 subjekte me fond 327,360,580 lekë. Gjatë 8-mujorit janë pranuar 763 aplikime” thuhet në raport lidhur me tre produktet e tjera.

Ministria nënvizon se realizimi i shpenzimeve të personelit ishte në masën 131.6 milionë lekë nga 256.2 milionë lekë pra rreth 51%, pasi në Shërbimin për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ka 10 vende vakante. Realizimi i shpenzimeve operative është 19.8 milionë lekë, nga 56.6 milionë lekë të planifikuara për vitin 2024, ose rreth 35%. Gjatë këtij 8-mujori janë lidhur 9 kontrata që e shtrijnë aktivitetin gjatë vitit 2024.

Kthimi dhe kompensimi i ish-pronarëve është një nga çështjet më të ndjeshme në vend, për shkak të përmasave financiare, por edhe ndikimeve sociale që ka ai. Një raport i KLSH-së i vitit të shkuar nënvizonte se në 7 vjet ishin ekzekutuar vetëm 4.5% e vendimeve dhe me këto ritme, ai është një proces i parealizueshëm, sipas angazhimeve që janë marrë në ligjin e vitit 2015./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme