Sociale 12 November 2024, 23:07 Nga VNA

Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë nga një person, rreth 4.3% e popullsisë në Shqipëri jeton vetëm

Ndaje në Whatsapp
Në Vlorë, 1 në 5 familje është e përbërë

Normat e ulëta të lindshmërisë, lëvizjet migratore dhe emigratore, si dhe rritja e numrit të vdekjeve kanë sjellë ndryshime të theksuara në strukturën familjare, raporton Censi i vitit 2023.

“Scan Intel” analizoi të dhënat e detajuara të raportit, për të kuptuar se në cilat qarqe ka më shumë familje me vetëm 1 anëtar. Shifrat tregojnë se 4.3% popullsisë totale jeton vetëm. Por si paraqitet situata në qarqe?

Analizuar në nivel qarku, Vlora dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të ngjashme përsa i përket numrit të njësive familjare me vetëm një anëtar. Konkretisht, në Vlorë afro 19% e totalit të familjeve kanë vetëm një anëtar, ndërsa në Gjirokastër kjo shifër arrin në 16.37%. Këto janë dhe dy qarqet me numrin më të lartë të familjeve me vetëm një person. Shkodra renditet e treta me rreth 7,600 familje një-anëtarëshe, e ndjekur nga Korça me rreth 7,800 të tilla.

Edhe qarqet e Durrësit dhe Fierit kanë përqindje të larta të popullsisë që jetojnë vetëm, respektivisht me 13.4% dhe 13.3%, ndërsa në kryeqytet mbi 40,000 familje janë me vetëm një anëtar.

Në të kundërt Berati është qarku me normën më të ulët të familjeve, struktura e të cilave përbëhet nga një anëtar i vetëm . Në këtë qark vetëm 0.34% e njësive familjare përbëhet nga vetëm një individ.

Ndërkohë, në Elbasan, Dibër dhe Kukës, struktura familjare dominohet nga çifte të martuara ose bashkëjetues, shpesh me fëmijë, duke ruajtur bërthamat tradicionale të familjes. Për disa familje në këto qarqe, një strukturë e zakonshme është edhe prindi i vetëm me fëmijë.

Nga ana tjetër, rezulton se në të gjithë vendin numërohen rreth 64,000 persona mbi 60 vjeç që jetojnë tërësisht vetëm. Kjo shifër pasqyron një realitet social të vështirë për këto të moshuar që përballen me mungesen e pranisë së anëtarëve të familjes pranë tyre./SCAN/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme