Sociale 12 November 2024, 14:58 Nga VNA

Skandal në shkollat e Kosovës/ Libri promovon aktivitet jo të përshtatshëm për nxënësit

Ndaje në Whatsapp

Një aktivitet  i përfshirë në librat shkollorë për fëmijë ka shkaktuar skandal në Kosovë. Aktiviteti kërkon nga nxënësit që ata të “luajnë” rolin e “të verbrit” dhe “shoqëruesit të të verbrit”, duke zhvilluar veprime që kanë shkaktuar reagime të fuqishme nga prindërit dhe pjesë të shoqërisë. Ky aktivitet është konsideruar nga shumë si një ndërhyrje e papërshtatshme dhe një tentativë për të imponuar konceptet e seksualitetit dhe marrëdhënieve intime në një moshë të paformuar.

Libri shkollor që përmban këtë aktivitet thotë:

“Nxënësit duhet të gjejnë një partner me të cilin nuk janë shumë të afërt. Në secilin çift, njëri duhet të veprojë si i verbër dhe tjetri si shoqërues i tij. Shoqëruesi mund të bëjë me të verbërin çfarë të dojë për 5 minuta, dhe më pas të shkëmbejnë rolet. Pas 5 minutash, nxënësit do të diskutojnë dhe tregojnë sesi janë ndier në të dy rolet.”

Ky aktivitet ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi qasjen edukative të sistemit arsimor, me shumë prindër dhe edukatorë që argumentojnë se është një përpjekje për të imponuar normat kulturore dhe seksuale europiane, të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për shoqërinë kosovare. Kritikët e shohin këtë si një tentativë për të ndikuar në zhvillimin seksual të fëmijëve përmes një aktiviteti të padrejtë dhe të papërshtatshëm.

Një pjesë e madhe e popullsisë e ka konsideruar këtë si një “perversitet” që nuk ka asnjë lidhje me mësimin dhe edukimin shkollor, dhe ka kërkuar tërheqjen e librit dhe përmbajtjes së tij nga shkollat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme