Sociale 13 November 2024, 16:43 Nga VNA

Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura, arrestohet mësuesi në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Akuzohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve të mitura,

Një mësues i një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Korçës u arrestua të mërkurën pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy prej nxënësve të tij 14-vjeçare. “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”“, njofton policia. Ngacmimi seksual, i kryer kundër të rriturve apo të miturve, është një vepër penale që dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet një kërkese për informim nga Policia e Shtetit tregojnë se vetëm gjatë 12 mujorit të fundit, 124 gra dhe vajza janë prekur nga vepra penale të kryera në hapësirën digjitale, të tilla si “përndjekja” apo “mashtrimet kompjuterike”. Lidhur me rastin e mësuesit, policia njoftoi se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e shtetasve, teksa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

BIRN

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme