Politika 14 May 2024, 20:33 Nga VNA

"Xibraka"/ SPAK i çon fletëthirrje të dytë Gazment Bardhit

Ndaje në Whatsapp
"Xibraka"/ SPAK i çon fletëthirrje të dytë

Prokuroria e Posaçme dërgon fletëthirrje të re Gazmend Bardhit që të paraqitet me datë 24 maj për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni për dosjen XIbraka. Bardhi ishte ftuar të paraqitej në SPAK, por për shkak të një angazhimi pune kërkoi shtyrjen e seancës së marrjes në pyetje.

Pak javë më parë, Bardhi në një konferencë për shtyp denoncoi implikimin sipas tij të Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në XIbrakë. Sipas Bardhit, vëllai i kryeministrit kishte përdorur të njëjtën makinë që përdornin bosët e Xibrakës.

Më poshtë njoftimi i SPAK:

Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër (datë 15 Maj) në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme