Politika 13 May 2024, 23:10 Nga VNA

Basha flet për anullimin e zgjedhjeve lokale: Metës president nuk ia kërkova unë, por një diplomat i huaj

Ndaje në Whatsapp
Basha flet për anullimin e zgjedhjeve lokale: Metës president nuk ia

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë për mediat u shpreh se nuk ka qenë ai që i ka kërkuar Metës anulimin e zgjedhjeve lokale, por një diplomat i huaj.

“Meta e di shumë mirë se kush e ka kërkuar dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale, dhe nuk ka qenë Lulzim Basha apo një politikan shqiptar. E di fare mirë se nga kush i erdhi kërkesa, pastaj pjesa tjetër është pjesa e shtrembërimeve që i ka bërë të zakonshme” – tha Basha.

Basha gjthashtu foli edhe për komisionin e PS kundër korrupsionit i cili e quajti si banal. Ai tha se pas 11 vitesh të thuash që më duhet një komision i veçant që në 10 muajt që kanë mbetur të luftojë korrupsionin, s’ka njeri që të beson.

Kryedemokrati më tej tha se nëse duan vërtet të luftojnë korrupsionin, të votojnë propozimet e PD për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe amendamentet që fuqizojnë SPAK-un

“Pas 11 vitesh të thuash që më duhet një komision i veçant që në 10 muajt që kanë mbetur të luftojë korrupsionin, s’ka njeri që të beson, edhe qentë e rrugëve që ecin me ty. Ke pasur 11 vite pushtetin dhe të paska munguar ty një komision me opozitën që të luftosh korrupsionin, kjo është demagogji e nivelit më banal. Në qoftë se ka vullnet për të luftuar korrupsionin, nise nga propozimet e opozitës të Partisë Demokratike në Kuvend. Ligjin për vettingun e politikanëve tashmë i plotë dhe në përputhje totale me Komisionin e Venecias, e ka që prej 6 nëntorit. Propozimi për heqjen e imunitetit. Luan, ti tani nuk je deputet dhe nuk ke imunitet. Ndërkohë kolegët e tu që janë deputetë, në vend që të ndiqen penalisht për çdo lloj vepre penale për të cilën mund të dyshohen, gëzojnë të drejtën, privilegjet që kjo ndjekje të mos ushtrohet derisa kolegët e tjerë të japin leje. Po kjo s’është barazi para ligjit. Kujt i flet për luftën kundër korrupsionit, kur sapo është arratisur zëvendëskryeministri dhe jo njeri do si do, por njeriu më i besuar i Ramës, sepse u desh 2 javë të bëheshin procedurat për imunitetin e Arben Ahmetajt. Heqja e imunitetit, kemi çuar para dy javësh propozimet tona për SPAK-un, si të fuqizohet SPAK-u. Për fat të keq, sot i vetmi faktor politik që godet korrupionin e Edi Ramës, por është koherent me SPAK-un, është Partia Demokratike. Të tjerët thonë jemi kundër korrupsionit, por jemi dhe kundër SPAK-ut” – u shpreh Basha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme