Politika 13 May 2024, 21:28 Nga VNA

Basha për mitingun e Ramës në Athinë: Duhet hetuar se me shpenzimet e kujt shkoi administrata në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Basha për mitingun e Ramës në Athinë: Duhet hetuar se me

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar mitingun e Ramës në Athinë, është shprehur se duhet hetuar se kush i ka paguajtur shpenzimet e administratës që çuan

në Greqi. Basha tha se ka plotë 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe nuk e bën. Largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit, kryedemokrati e sheh si produkt të keqqeverisjes së Ramës dhe për këtë solli shembullin e censusit i cili prej një viti mbahet i papublikuar.

“Si mund të mos reagoja kur njeriu që është përgjegjës për largimin më të madh të shqiptarëve në 34 vite, drejtpërdrejtë oërgjegjës, në fund të mandatit të tij të tretë, pasi ka plotë 4 palë zgjedhje që premton votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, shkon atje me administratën publike me vete që është një çështje për t’u zbardhur. Si udhëtuan këta njerëz, me shpenzimet e kujt udhëtuan aty, për të krijuar një mizensen e cila nuk bind askënd. Ne e dimë që në Greqi ka me qindra e mijëra bashkëatdhetarë, numrat varijojnë nga 600-900 mijë dhe afërmendsh, çdo politikan kryesor i vendit mund të organizojë një tubim nëse dëshiron të organizojë një tubim. Pse duhet ta ngresh administratën, ta shkulësh administratën nga Tirana për ta çuar atje? Që të ndihet mirë Edi Rama? Po si ndihen ata shqiptarë që ka përzënë në këto 11 vite? Si ndihen ata shqiptarë mendojnë ditë për dfitë të largohen pikërisht për shkak të keqqeverisjes, të korrupsionit të Edi Ramës që ka varfëruar vendin dhe ka pamundësuar shanset për një jetë normale për mijëra e mijëra shqiptarë. Sot jemi 13 maj, është bërë para 1 viti censusi, pse nuk publikohen të dhënat e censusit. Sepse, pavarësisht prej alibive që gjoja me hakerime, fakti është që të dhënat janë tronditëse. Dhe tregojnë se darama më e madhe që ka shkaktuar Edi Rama, produkt i të gjithë dramave të tjera, është shpopullimi i Shqipërisë” – u shpreh Basha.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme