Politika 13 May 2024, 18:18 Nga VNA

Ministri i Brendshëm reagon për vrasja e efektivit në Fier: Autori të arrestohet një orë e më parë

Ndaje në Whatsapp
Ministri i Brendshëm reagon për vrasja e efektivit në Fier:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë ditën e sotme në qytetin e Fierit. Balla shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimës, ndërsa bëri thirrje që policia dhe drejtuesit e saj të bëjnë gjithçka për arrestimin “një orë e më parë” të autorit.

Ai theksoi se ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa i bëri thirrje edhe vetë autorit dhe familjarëve të tij që ai të dorëzohet pranë autoriteteve.

“Dua të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie. Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve” - u shpreh ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme