Politika 14 May 2024, 18:20 Nga VNA

“Në stadiumin e Athinës u përdor administrata”, Adriatik Lapaj thirrje Ramës: Mirato votën e diasporës

Ndaje në Whatsapp
“Në stadiumin e Athinës u përdor administrata”,

Në një intervistë për mediat, kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, tha se sfidon kryeministrin Edi Rama, që nëse ai është i sigurt se ka mbështetjen e diasporës, të miratojë votën e diasporës.

Lapaj theksoi se në stadiumin në Athinë, Rama përdori administratën shtetërore. Ai shtoi se Rama përtej propagandës, duhet që të zgjidhë problemet reale të emigrantëve shqiptarë.

“Diaspora jonë ka forcën të ndryshojë situatën politike në Shqipëri. Ne kemi depozituar projektligjin për votën e diasporës dhe atë për listat e hapura. Siç kanë dalë dhe do të dalin fakte, administrata ka qenë e pranishme në stadium. Sigurisht që një pjesë kanë shkuar për kuriozitet. Sfidoj kryeministrin, të miratojë votën e diasporës, të fitojë dhe këtu dëshmon mbështetjen e diasporës për të. Nëse e ka diasporën me vete, të miratojë votën e emigrantëve, ta bëjë se ka edhe votat, se unë vetëm dëshirën kam. Mua më udhëheq vetëm parimi i ligjit, çdo shtetas shqiptar që mban pasaportë shqiptare duhet të votojë.

Duhet adresuar çështja e pensioneve e shqiptarëve në Greqi. Nuk është me të thënë, duhet ta bëjë, sepse është kryeministër dhe e ka në dorë. Problem janë radhët në kufi, problem tjetër janë certifikatat e pronësisë për pronat që shqiptarët kanë në Greqi. Këta kanë miratuar ligje në bazë të interesave. Në Shqipëri është krijuar filozofia që kush shkon “lart” do të vjedhë. Ne na mbështesin për shkak të parimeve tona dhe përballjen tonë me këtë qeveri. Ne shohim burimin e problemit. Gjithçka vjen sepse çdo gjë merret pa garë. Nuk është problemi se kush vjen në pushtet, por të vendosen disa parime për shtetbërje. Njerëzit e dinë të vërtetën dhe ndryshimi do të vijë” – tha Lapaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme