Politika 14 May 2024, 13:19 Nga VNA

Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, heqin me forcë gardhin metalik

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit hedhin molotov para bashkisë, heqin me forcë gardhin

Protesta para Bashkisë së Tiranës sërish ka sjellë përplasje mes protestuesëve dhe policisë.

Protestuesit hodhën molotov drejt godinës duke mbuluar godinën me tym. Këshilltarët bashkiak kanë tentuar të rrëzojnë gardhin metalik, në mbështetje të tyre shkuan dhe protestuesit duke rrëzuar me forcë hekurat.

Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës kundër Erion Veliajt dhe drejtorëve e tij pas skandalit të dosjes 5D.

Protesta u mbyll pas dy orësh, tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në të njëjtën datë dhe orë, konkretisht të martën në 11:00.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme