Politika 13 May 2024, 23:16 Nga VNA

Mori punonjës të administratës në Athinë? Përgjigjet Rama, u hedh fajin mediave greke

Ndaje në Whatsapp
Mori punonjës të administratës në Athinë?

Edhe pse emisioni "Piranjat" e nxorri me kamera të fshehta që kishte punonjës të administratës që morën pjesë në mitingun në Athinë, kryeministri Edi Rama sërish e ka mohuar se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë. Në një intervistë për emisionin Opinion, dhënë në Athinë pas fjalimit të tij para emigrantëve, Rama e hodhi poshtë këtë teori.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto hsitoritë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Sa i përket raporteve mes dy qeverive dhe mes tij e Kryeministrit Mitsotakis, Rama u shpreh se pala shqiptare nuk ka konflikt me shtetin grek për shkak të çështjes “Beleri”, pasi nuk e konsideron të tillë këtë të fundit.

“Duhet të ketë një arsye që sot jemi në një situatë tjetër. Nuk jemi në një situatë konflikti. Unë këtë e shoh si një konflikt të perceptuar edhe të jetuar si të tillë nga pala greke por ne nuk kemi konflikt. Flas vazhdimisht drejtpërdrejt me të. Nuk ka një çështje me këtë emër për ne, nuk ekziston. Në këtë rast them që çështjet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje. Çështja e ligjit të luftës është një çështje që ekziston, çështja e përcaktimit të kufijve detarë, çështja e përfundimit të procesit të pranimit të shqiptarëve me dokumentet e nevojshme dhe në këtë çështje është bërë një përparim i rëndësishëm dhe kam besim që së shpejti shqiptarët e Greqisë do marrin atë që presin. Dhe në këtë kuptim një çështje e mbetur pezull është një çështje e përbashkët. Çështje pastaj që mund t’i krijojmë ne, Shqipëria ose Greqia janë çështje që pala tjetër nuk është e detyruar të ndihet në nevojë për të dhënë një përgjigje”., tha Rama.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme