Politika 14 May 2024, 19:36 Nga VNA

Kamera e fsheht i “ha kokën” drejtorit të Teatrit të Bylisit, dy ditë pas tubimit të Ramës në Greqi jep “dorëheqjen”

Ndaje në Whatsapp
Kamera e fsheht i “ha kokën” drejtorit të Teatrit të

Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku, i cili mori pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, dhe doli në kamerën e fsheht të emisionit “Piranja” ku deklaronte se ishte detyruar të shkonte bashke me nënpunësit e tjerë, ka dhënë sot dorëheqjen.

Në një deklaratë për mediat lokale në qytetin e Fierit, Marku ka justifikuar deklaratat e tij duke thënë se ka qenë pjesëmarrës me trupën e tij në një aktivitet në Korinth dhe me atë rast kanë marrë pjesë në tubimin e Ramës.

“Po, kam qenë pjesmares ne aktivitet, por kam qene me trupen pjesmares ne aktivitet ne Korinth, kemi dhene shfaqe ne dt 11 maj. Ne daten 12 maj grupi donte të shikonte aktivitetin dhe shkuam” - është shprehur Marku

Por duke i’u referuar fjalëve që thoshtë në kamerën e fsheht ku shpjegonte presionin që kishte dhe që kishte shkuar me detyrim që të mos rrezikonte rrogën e shtetit, është e vështirë ta besosh se vendimi për dorëheqjen e ka marrë vet apo e ka të imponuar nga shefat e tij.

Më shumë se kaq, duket se kryeministri Rama do t’u përcjell një mesazh të gjithë punonjësve të tjerë të administratës që kanë marrë pjesë në atë takim, se nëse flasin, do kenë të njëjtin fat si Klajdi Marku.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme