Kronika 7 June 2025, 15:55 Nga VNA

Kush do të drejtojë BKH-në? Nano, Keta, Cuku dhe Kërluku në garë për postin drejtues

Ndaje në Whatsapp
Kush do të drejtojë BKH-në? Nano, Keta, Cuku dhe Kërluku

Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, pritet të ketë një drejtues të ri. Një komision i përbërë nga Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK-ut, dhe dy prokurorët e posaçëm, Arben Kraja dhe Behar Dibra, do të përzgjedhin kreun e ri të strukturës, e cila duket se u ka futur “të dridhurat” politikës shqiptare.

Në garë për këtë post është Gledis Nano, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nano erdhi si një emër premtues në krye të uniformave blu, por u shkarkua nëntë muaj më vonë dhe doli jashtë sistemit. Përmes këtij kandidimi, ai po përpiqet të rikthehet në strukturat e hetimit.

Jon Keta, ish-oficer gjyqësor i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe aktualisht numri dy i BKH-së, është gjithashtu në garë për të marrë drejtimin. Keta konsiderohet një profesionist në fushën e hetimit.

Mentor Cuku, vëllai i kryekomisar Artan Cukut — i cili u ekzekutua tetë vite më parë në derën e pallatit ku banonte për shkak të detyrës — është kandidat për drejtues të BKH-së.

Në garë është edhe Elton Kërluku, hetues financiar pranë BKH-së. Kërluku ka qenë më herët shef sektori i krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme.

SPAK pritet të publikojë zyrtarisht listën me kandidatët për BKH dhe do t’ia propozojë KLP-së emrin e kandidatit që do të kalojë me sukses të gjitha fazat e testimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme