Kronika 6 June 2025, 13:36 Nga VNA

Aksionet qesharake të Policisë/ Shpall "kriminelë" katër të rinj që rishitën biletën e tyre për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Ndaje në Whatsapp
Aksionet qesharake të Policisë/ Shpall "kriminelë"

Një ngjarje e zakonshme në shumë vende të botës, si rishitja e disa biletave për ndeshje futbolli, po trajtohet në Shqipëri si një “krim i madh”. Tre të rinj, mes tyre një 16-vjeçar dhe një student i mjekësisë, janë bërë objekt “aksioni” nga Policia e Shtetit, e cila i akuzon për “manipulim tregu” dhe “fshehje të ardhurash”.

Akuzat ndaj tyre në realitet janë tërrësisht qesharake, pasi këta të rinj kanë blerë bileta në mënyrë të rregullt dhe i kanë shitur në rrjete sociale me një fitim të vogël. Madje, për një student që i duhet të përballet me jetesën në Tiranë, është normale sepse duhet të mbulojë shpenzimet personale.

Rishitja e biletave nga qytetarët që i kanë blerë, është një praktikë që ndodh përditë para stadiumeve në shumë vende të Bashkimit Europian. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për mashtrim, falsifikim, apo vjedhje, por për një përpjekje për të fituar ndonjë të ardhur shtesë.

Ndërkohë, nuk po zhvillohet asnjë hetim apo aksion, se si çmimet zyrtare të biletave për këtë ndeshje që shkojnë deri në 500 euro në tribunat kryesore, dhe mungesa e transparencës nga ana e vetë Federatës Shqiptare të Futbollit po nxit edhe informalitetin në treg.

Në vend që të hetojë rrënjët e këtij problemi apo të kontrollojë institucionet që vendosin këto çmime të fryra, Policia e Shtetit zgjedh të bëjë një “show” mediatik me dy tre të rinj, duke shpërndarë emra dhe iniciale sikur të kishim të bënim me ndonjë organizatë kriminale.

Pra, aksionet më shumë janë thjesht për të mbuluar mungesën e kontrollit të vërtet institucional, sesa një përpjekje reale për të luftuar abuzimet.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme