Kronika 5 June 2025, 14:01 Nga VNA

Erion Alibej vijon dëshminë në GJKKO: “Vrasja e Dorjan Shkozës ishte prioritet. I dhashë 150 mijë euro Nuredinit”

Ndaje në Whatsapp
Erion Alibej vijon dëshminë në GJKKO: “Vrasja e Dorjan

 

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka rrëfyer detaje tronditëse mbi vrasjet mafioze të ndodhura në pranverën e vitit 2020 në qytetin e Durrësit.

Në fokus të dëshmisë ishin vrasjet e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, të cilat sipas Alibejt, ishin pjesë e një hakmarrjeje të strukturuar ndaj njerëzve të afërt të Talo Çelës, kundërshtarit të tij kryesor.

Dëshmia e Alibejt:

“Ishte shumë e rëndësishme që të vritej Dorjan Shkoza. Ai ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës.

Një natë më shkroi Nuredini: ‘Vëlla, mbaroi i pari, shiko TV.’

Pashë lajmet dhe mësova se ishte vrarë Dorjan Shkoza dhe një tjetër, Anxhelo Avdia, që nuk e njihja më parë. E pyeta Nuredinin: ‘Po ky i dyti pse?’

M’u përgjigj: ‘Edhe ky është i atyre.’”

Sipas Alibejt, automjetin e përdorur në vrasje e ka djegur Eljo Bitri, ndërsa bashkë me të ka qenë edhe një tjetër person që nuk e kujton me saktësi.

“Në atë periudhë kisha kontakte me një person që i thoshin ‘Hoxha’, mjek, që kishte katër gra. Ai më siguronte armë, të cilat i merrte nga Aleksandër Baho, ose siç i thoshin ndryshe ‘Sandër Baho’.

Sandri ishte burim informacioni për mua, interesohej për vrasjet që i ishin bërë familjes sime.”

Alibej përmendi gjithashtu emrin e policit Leonard Alltja, i cili sipas tij, i ka siguruar të dhënat e Dorjan Shkozës nga sistemi TIMS.

“Nuredinit për vrasjen i dhashë paraprakisht 50 mijë euro.”

Kur prokurori e pyeti nëse kishin rënë dakord që të vritej edhe kushdo tjetër që ndodhej me Shkozën, Alibej e mohoi:

“Jo, nuk ishte pjesë e marrëveshjes.”

Në vijim, Alibej tha se i ka dhënë Nuredinit edhe 100 mijë euro të tjera për një vrasje tjetër:

“Më vonë i dhashë edhe 100 mijë euro për vrasjen e Altin Ndocit. Në total i kam dhënë 150 mijë euro.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme