Kronika 5 June 2025, 09:55 Nga VNA

Ish-administratori i Ujësjellësit Shkodër: U largova me urdhër politik, gjykata rrëzoi tre vendime të Spahisë

Ndaje në Whatsapp
Ish-administratori i Ujësjellësit Shkodër: U largova me

Në Gjykatën e Posaçme dëshmoi në procesin ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, kallëzuesi Mark Molla.

“Në 2022 kam qenë administrator i Ujësjellësit Shkodër.

Si administrator kam bërë detyrën mirë. Nga ministrat Gjiknuri dhe Balluku, ujësjellësi Shkodër është vlerësuar si nga më të mirët.

Unë bëra një kallëzim penal, pasi ish-kryetarja, për shkak të performancës, më dha një mandat 3-vjeçar”, tha Molla.

Ai tha se nuk është lejuar të hyjë në institucion.

“Kam pritur vendimet e gjykatës. Nuk është shkelur vetëm një, por tre vendime.

Nëse bëhet një mbledhje asambleje për largimin e administratorit, administratori merr pjesë. Unë nuk jam thirrur asnjëherë.

Në maj 2022 jam njohur me një urdhër largimi, që ka ardhur me postë. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim”, theksoi dëshmitari.

Kallëzuesi deklaroi se Spahia bëri një tjetër urdhër largimi për të.

“E godita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut. Pas vendimit të tretë të largimit, erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroj zyrën.

I thashë që ta liroj vetëm nëse më thotë gjykata. Unë atë ditë shkova në Postribë, për çështje pune. Ndërkohë, godina e Ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake.

Nga 320 punonjës, Spahia nxori një urdhër që lejonte të futeshin në institucion vetëm 62 veta.

Unë nuk kam bërë asnjë dorëzim. Zyra është thyer në formë absurde nga një komision. Në datë 9 është bërë thyerja, ndërsa komisioni që bëri thyerjen është miratuar në datë 10.

Për 2 vendimmarrjet e largimit jam lajmëruar përmes postës. Të tretën ma ka sjellë drejtuesja e Asamblesë”, tha më tej ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme