Kronika 4 June 2025, 10:52 Nga VNA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Letërporosi nga Britania, kërkohen sqarime

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Letërporosi nga Britania,

Në GJKKO po vijon procesi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur: Dritan Rexhepin, Gentian Doci Funiqin, Aldo Majnishtën, Geraldo Martinin, Korado Geshtenjën, Martin Bletën dhe Aldo Docajn.

Në nisje të seancës, gjykata relatoi një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje si dëshmitarë të Astrit Prengës, vëllai i Jan Prengës, dhe Gëzim Shullanit.

“Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen, shpjegime mbi akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, si dhe sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.

Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”, thuhet në letërporosi.

Astrit Prenga është protagonisti kryesor në ngjarje, pasi bashkë me grupin e tij grabiti një sasi të madhe droge në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit dhe Gentian Docit Funiqit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme