Kronika 4 June 2025, 09:27 Nga VNA

Mashtrim përmes call center-it në Tiranë, arrestohen dy persona – telefononin të huaj për “investime” në bursa fiktive

Ndaje në Whatsapp
Mashtrim përmes call center-it në Tiranë, arrestohen dy persona

 

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim përmes një aktiviteti të jashtëligjshëm call center-i.

Operacioni policor i koduar “Last call” u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një hetimi të thelluar.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • O. V., 35 vjeç,
  • A. B., 32 vjeç,

    të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se këta persona administronin një subjekt të palicencuar në zonën e Rrugës së Barrikadave, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente. Ata kishin përshtatur ambientin si call center dhe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj, duke i mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Të ardhurat e përfituara në këtë mënyrë dyshohet se ishin të konsiderueshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive të mundshme të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme