Kronika 3 June 2025, 14:15 Nga VNA

Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës/ Prokuroria Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për 2 shtetas

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës/  Prokuroria
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, për vrasjen e kryekomisar Artan Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017. Të dy të pandehurit janë gjykuar në mungesë. Më herët është dënuar me 10 vite burgim ekzekutori Mikel Shallari, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Cuku u ekzekutua për shkak të detyrës. Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, kërkon burgim të përjetshëm për shtetasitB.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. për veprat penale ‘Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga anent 79/b dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.139/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. një person me rrezikshmëri të madhe shoqëroredhe në ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve2000, në vitin 2012 u hetua nga Shërbimet e Policisë nëDrejtorinë Vendore Policisë Vlorë për ngjarje të rënda kriminalekonkretisht vrasjes së shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe falë punëshetimore në kohën që kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., uarrestua dhe hetua për këto fakte penale të rënda të citura mësipër, por më pas gjatë procesit gjyqësor doli i pafajshëm dhe u lirua.

Pikërisht për këtë shkak, në vitin 2017 shtetasi B.J. në shenjëhakmarrjeje përgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policisë Vlorë. Për realizuar këtë qëllim, ai lidhi marrëveshje me shtetasin K. L. dhe për të realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., të cilit iupremtua pagesë reth 20.000 euro dhe se do ta merrte nëGjermani pasi të kryente vrasjen, duke e bindur të kryejë krimin.Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 armë të llojitpistoletë, njëra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, ndërsa vetë u vendos në ndjekje viktimës nga larg duke marrëvëzhgim.

Shtetasi M.Sh e gjuajti të paktën 8 herë viktimën duke lënë nëvendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menjëherë dhe pas arrestimit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtësinë. I pandehuri M.Sh. u dënua me dhjetë vjet burgim pasipranoi akuzën dhe faktin penal, bashkëpunoi me drejtësinë dhe u pendua për krimin e kryer duke i kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës.

Nga hetimet rezultoi provuar tej çdo dyshim arsyeshëm se vrasjau krye me dashje në formën e paramendimit e shtyrë nga motive hakmarrje dhe për motive përfitimi të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Këta tre persona bashkëpunuan në drejtimin e B.J. për vrarë A. C. si qëllim final, të shtyrë nga motive ndryshme. Organizuesi këtij bashkëpunimi ka pasur qëllim hakmarrje, ndërsa ndihmësi ka pasur qëllimin për ndihmuar shokun e tij dhe njëkohësisht djalin e hallës M. Sh. për të përfituar holla dhe e ndihmoi në kryerjen vepres penale, ndërsa M. Sh. kishteinteresin përfitimit material në këtë bashkëpunim dhe për pasojëtë tre kryen vrasjen e ish drejtorit të Policisë Vlorë.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës sëParë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit B. J. për vepren penale “ Vrajse e punonjëseve të policisë shtetit” parashikuar nga nenet79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgim përjetëshëm; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.L. për veprenpenale “Vrajse e punonjësve të policisë shtetit” parashikuar nganenet 79/b dhe 25 K.Penal dhe dënimin e tij burgimpërjetëshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme