Kronika 3 June 2025, 10:48 Nga VNA

Trafikonin armë nga Kosova dhe u shisnin individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, arrestohen 4 persona në Fier

Ndaje në Whatsapp
Trafikonin armë nga Kosova dhe u shisnin individëve të

Një operacion i gjerë policor, i koduar “Procedimi”, ka goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e armëve dhe kultivimin e kanabisit në disa qytete të vendit. Operacioni është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur për disa muaj me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Hetimet u nisën nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u zhvilluan në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet u zbulua se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, të cilat në disa raste futeshin ilegalisht nga Kosova përmes kufirit të gjelbër në Morinë. Gjithashtu, grupi rezultoi i përfshirë në kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.

Operacioni u zhvillua në disa pika të vendit, ku u kryen 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si magazina armësh, dhe 3 kontrolle automjetesh.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme