Kronika 3 June 2025, 14:04 Nga VNA

Dumani “shfryn” akuzat e opozitës. Aksioni kundër bandës së Troplinëve u sinkronizua me Antimafian italiane

Ndaje në Whatsapp
Dumani “shfryn” akuzat e opozitës. Aksioni kundër

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, sqaroi arsyet se përse Prokurorisë së Posaçme iu deshën 22 ditë për të ekzekutuar urdhër-arrestet ndaj anëtarëve të grupit kriminal Troplini, me bazë në Durrës, që u godit në kuadër të operacionit “Ura”.

Ai sqaroi se data u vendos në dakordësi me Antimafian Italiane, nisur nga disa faktorë, sikurse ishte rrezikshmëria e operacionit, numri i lartë i të dyshuarve dhe fakti që aksioni do të zhvillohej njëherazi në disa vende të BE-së.

“Kërkesa e SPAK për caktim mase ndaj personave të dyshuar është depozituar më datë 19 mars të vitit 2025. Vendimi i gjykatës na është dorëzuar ne si institucion më datë 5 maj 2025. Më datë 7 maj 2025 është zhvilluar një takim koordinativ në zyrat e SPAK me përfaqësues të Antimafias së Barit dhe është vendosur data 21, bashkarisht, ashtu siç kemi vendosur edhe për këtë hetim (hetimi i përbashkët me finlandezët që goditi 4 grupe kriminale) dhe për çdo rast tjetër ku kemi hetim të përbashkët,” tha Dumani.

Ai dha edhe arsyet se përse u dakordësua kjo datë. “E para, numri i personave që përfshiheshin tek procedimi tjetër ishin 29 të shtrirë në të gjithë Evropën. Ne i kishim të gjithë këtu te kjo çështje, e shpjegoi pak edhe shkallën e vështirësisë z.Rizai. E dyta, do përfshiheshin jo vetëm autoritetet italiane, por siç u përfshinë edhe shumica e personave që gjendeshin jashtë, janë arrestuar edhe për shkak të angazhimit të Europol, Eurojust në vende ku gjendeshin shtetas shqiptarë të cilët kërkoheshin”, theksoi ai.

Opozita ka hedhur akuza të forta në drejtim të SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, se ka vonuar qëllimisht operacionin, në një kohë që klani Troplini ishte përfshirë në zgjedhjet e 11 majit dhe punonte për llogari të mazhorancës. Në kuadër të operacionit “Ura” u godit grupi i drejtuar nga Elvis Doci, i njohur si Visi i Pojs, nipi i ish të dënuarit për trafik heroine, Xhevdet Troplini, që konsiderohet si një prej njerëzve më të rëndësishëm të botës së krimit në vend.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme