Kronika 3 June 2025, 19:28 Nga VNA

Plagosja në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin e dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Plagosja në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Ali Demit, ku një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në ambientet e një picerie. Policia njofton se pas një hetimi të shpejtë, është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar.

Në pranga ka rënë 21-vjeçari Aldo Neziri, i cili akuzohet për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Arrestimi është kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me strukturat e tjera hetimore.

I mituri i plagosur po trajtohet në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivet që çuan në konfliktin e armatosur.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme