Kronika 4 June 2025, 08:59 Nga VNA

Çuan 7 fasoneri në faliment për të shmangur taksat/ Arrestohen 4 persona, mes tyre një italian që tentoi arratisjen

Ndaje në Whatsapp
Çuan 7 fasoneri në faliment për të shmangur taksat/

Policia arrestoi 4 persona, mes tyre dhe një shtetas italian që tentoi arratinë, pasi me dashje çuan në falimentim 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:

  • caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:

    • Algert Kau, 40 vjeç, i ndaluar në Tiranë;
    • Giuseppe Lamachia, 60 vjeç, shtetas italian, u kap në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria;
    • Zyhra Kreci, 27 vjeçe;
    • E. S., 31 vjeçe, ekonomiste – për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit të datës 02.06.2025 për caktimin e masave të sigurisë dhe sekuestrimin e pasurive.

    Personat në fjalë dyshohet se kanë bashkëpunuar për ta çuar qëllimisht në gjendje falimenti aktivitetin e subjekteve që administronin, për të shmangur pagesën e tatimeve dhe taksave ndaj shtetit.

    Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht të gjithë personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtruese.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme