Kronika 4 June 2025, 09:58 Nga VNA

Vrasja e Liridona Ademaj, sot gjyqi për bashkëshortin. Vëllai i viktimës: Dhimbja na shtohet, nuk gjejmë ngushëllim

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Liridona Ademaj, sot gjyqi për bashkëshortin. Vëllai i

Sot në Gjykatën e Prishtinës do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe dy të akuzuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj. Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, thotë se dhimbja vetëm sa shtohet dhe familja nuk po gjen ngushëllim.

Reagimi i Leonardit:

“Sot në ora 13:20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën.

Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre.

Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë.”

Naim Murseli akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Si ekzekutor dyshohet Granit Plava, ndërsa ndihmës një person i tretë.

Liridona u vra në sytë e dy fëmijëve të mitur dhe Naimi tentoi ta paraqiste ngjarjen si një tentativë grabitjeje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme