Kronika 4 June 2025, 20:33 Nga VNA

Mekanikut i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

Ndaje në Whatsapp
Mekanikut i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vendosur sot pezullimin e punës në repartin e copëtimit të ferrokromit në kompaninë “Albchrome”, e cila ndodhet në zonën industriale të Paprrit, Elbasan.

Ky vendim u mor pas një incidenti të ndodhur këtë të mërkurë, ku mekaniku Rubin Meçja u plagos gjatë punës, kur një pllakë me peshë të konsiderueshme i ra mbi trup. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.

Mësohet se Meçja po punonte së bashku me kolegë për ndërrimin e pllakave të copëtimit, një procedurë e kryer periodikisht në uzinën e Albchrome. Ai u godit në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga një pllakë e copëtuesit, dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, më pas në repartin e Traumës në Tiranë.

Hetimet për rrethanat e aksidentit vazhdojnë.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme