Kronika 4 June 2025, 11:07 Nga VNA

Gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – SPAK: Dyshojmë se Dritan Rexhepi është i përfshirë në trafik droge, po hetojmë

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës – SPAK:

SPAK ka paraqitur si prova të reja në procesin gjyqësor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës komunikimet në platformën SKY ECC mes Altin Hajrit, Dritan Rexhepit dhe Gentian Doci Funiqit.

Gjykata pritet të vendosë nëse do të pajisë avokatët me komunikimet e plota.

Prokurorët Elida Kaçkini dhe Behar Dibra deklaruan se, për këtë çështje, komunikimet janë të plota. Avokatët kundërshtojnë pikërisht përzgjedhjen nga ana e SPAK të atyre që konsiderohen prova, në një kohë kur komunikimet që mungojnë, sipas tyre, mund t’u shërbejnë mbrojtjes efektive të klientëve të tyre.

“Duhet të qartësoj se mes të pandehurve në këtë proces gjyqësor, komunikimet janë të plota. Ato që janë hequr janë komunikime të tyre me persona të tjerë. Në këtë kuptim, ne i qëndrojmë sekretit hetimor, pasi për Dritan Rexhepin kemi dyshime se është i përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë gjykim ai është i pandehur për një tjetër vepër penale”, deklaroi prokurorja Elida Kaçkini.

Seanca e radhës u caktua në datën 20 qershor, ora 10:00.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme