Kronika 5 June 2025, 09:30 Nga VNA

Vrasje monstruoze në Itali! Trupi i eskortës rumune gjendet i masakruar – autori: Po më shantazhonte

Ndaje në Whatsapp
Vrasje monstruoze në Itali! Trupi i eskortës rumune gjendet i

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Itali. Trupi i pajetë i Maria Denisa Paun, 30 vjeçe, e njohur me emrin “Adas”, u gjet më 4 qershor, i djegur pjesërisht dhe pa kokë, në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme. Denisa ishte një eskortë rumune që jetonte në Romë dhe ishte shpallur e zhdukur që më 15 maj.

Trupi i saj u gjet i fshehur mes shkurreve, në kushte makabre. Vetëm pak orë pas gjetjes së trupit, Karabinierët italianë arrestuan Vasile Frumuzache, një 32-vjeçar rumun, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej person i rrezikshëm, i armatosur. Arrestimi u krye nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, në një operacion të ndjekur nga afër nga mediat italiane.

Frumuzache ka rrëfyer autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se viktima po e shantazhonte, ndaj vendosi ta vriste.

Si ndodhi vrasja?

Sipas hetimeve të deritanishme të udhëhequra nga Prokuroria e Pratos dhe Karabinierët e Firences, me prokuror Luca Tescaroli, ngjarja ka ndodhur natën e 15 majit, në dhomën 101 të një rezidence në rrugën Ferrucci në Prato, ku Denisa priste klientët. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë Frumuzachen duke hyrë në rezidencë në orën 22:50 me një çantë të zezë dhe duke qëndruar brenda për më shumë se dy orë.

Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai shihet duke dalë nga rezidenca me një valixhe të bardhë, e cila më pas rezultoi të kishte brenda trupin e pajetë të Denisës. Trupi u fut në bagazhin e automjetit tip Golf që përdorte autori.

Zbulimi i trupit dhe provat

Trupi i djegur dhe i pajetë i Denisës u zbulua më 4 qershor, falë gjurmimit të GPS-it të makinës së autorit, i cili ishte instaluar nga kompania e sigurimeve. Vetëm disa metra larg vendit ku ndodhej trupi, u gjet edhe valixhja e bardhë.

Frumuzache u arrestua në bazë të pamjeve filmike, të dhënave telefonike dhe vendndodhjes së GPS-it. Autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm, megjithatë, hetimet për motivin përfundimtar dhe detaje të tjera të krimit vazhdojnë.

Një fund tragjik për Denisën

Denisa kishte mbërritur në Prato vetëm tre ditë para zhdukjes dhe planifikonte të udhëtonte për në Bolonja për angazhime të tjera pune. Zhdukja e saj u raportua nga nëna më 17 maj, pas shqetësimeve të dëshmitarëve që e kishin parë atë mbrëmje në gjendje të trazuar.

Ky rast tragjik ka rikthyer në vëmendje rrezikun dhe dhunën me të cilat përballen shumë gra që punojnë në rrugën e prostitucionit, si dhe ka rritur thirrjet për ndërhyrje më të forta institucionale dhe për më shumë mbrojtje për këto gra.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme