Kronika 7 June 2025, 11:21 Nga VNA

Mallakastër/ Zbulohet parcela me rreth 2 mijë fidanë kanabis, arrestohen dy persona

Ndaje në Whatsapp
Mallakastër/ Zbulohet parcela me rreth 2 mijë fidanë kanabis,

Një parcelë me kanabis është zbuluar në Mallakastër nga Policia e Fierit. Operacioni i koduar ‘Koordinata’ çoi në asgjësimin në fshatin Çërrilë të 1881 fidanëve narkotikë cannabis sativa. U arrestuan teksa ishin duke ujitur drogën në parcelë edhe 2 autorët e dyshuar, kurse kryeplaku i fshatit dhe 1 person tjetër i dyshuar si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, u proceduan penalisht. Të arrestuarit janë Arben Sulo, 53 vjeç dhe Elidon Shehaj, 34 vjeç. “Gjatë kontrolleve, në fshatin Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër gjetën një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “sultivimi i bimëve narkotike”. Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, bëri me dije policia vendore. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja, të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. “Fidanët narkotikë u asgjësuan me anë të djegies. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë”, sqaroi policia.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme