Kronika 7 June 2025, 10:49 Nga VNA

Automjeti i braktisur/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Automjeti i braktisur/ Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në Portin

Tre armë zjarri dhe 1580 fishekë u sekuestruan në një automjet të bllokuar në Portin e Durrësit që nga viti 2022. Brenda një automjeti tip Land Rover, i cili ndodhej në një kontejner të braktisur që prej vitit 2022 në sheshin e kontejnerëve në Portin e Durrësit, janë zbuluar dhe sekuestruar tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë. Automjeti kishte si destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos. Autoritetet doganore vendosën hapjen e kontejnerit pas gati tre vitesh qëndrimi në shesh, pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore. Pas zbulimit të armëve dhe municionit, policia shpalli në kërkim një 24-vjeçar nga Kosova. Njoftimi “Automjeti Land Rover, në transit doganor nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, më datë 20.12.2022. Kontejneri ku ndodhej automjeti ishte i mbyllur në sheshin e kontejnerëve në Portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022, për shkak se dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore. Më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi të kryejë procedurën e hapjes dhe kontrollit të këtij kontejneri. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar mbi automjetin, shërbimet e Policisë konstatuan në brendësi të tij, në një hapësirë të përshtatur, 2 armë zjarri automatike, 1 pistoletë, 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistoletë.” Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’iu nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme