Kronika 6 June 2025, 19:07 Nga VNA

Plagosi me armë dy komshinjtë pas sherrit për qenin, policia gjen pistoletën e autorit

Ndaje në Whatsapp
Plagosi me armë dy komshinjtë pas sherrit për qenin, policia gjen

Policia e Kavajës ka gjetur armën e zjarrit me të cilën autori 56-vjeçar Shpëtim Osmani plagosi sot në konflikt e sipër në fshatin Gos dy komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve Sami Disha dhe N. Disha.

Uniformat blu bëjnë me dije se shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur dy fqinjët.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij, Sami Disha, gjithashtu rreth 56 vjeç. Për pasojë, Disha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu e plagosur nga konflikti ka mbetur edhe bashkëshortja e Sami Dishës. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, konkretisht për çështjen e një qeni.

Pas ngjarjes autori u arratis. Por arratia e tij zgjati pak, pasi rreth një orë pas konfliktit me armë ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme