Kronika 6 June 2025, 13:52 Nga VNA

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në picerinë te ‘Ali Demi’: “Më thanë ishte dëmtuar pak, por gjeta djalin në sallën e operacionit. Kanë tentuar ta fshehin ngjarjen”

Ndaje në Whatsapp
Babai i 15-vjeçarit të plagosur në picerinë te ‘Ali

 

Babai i 15-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë në një piceri në zonën e ‘Ali Demit’, ka rrëfyer për emisionin “Me Zemër të Hapur” me autore Evis Ahmetin detaje tronditëse nga momentet pas ngjarjes dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën.

“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon. Më tha që djali ishte dëmtuar pak tek qafa,” – tregoi babai, i cili më pas është përballur me një realitet të dhimbshëm në spital. “E ç’të shihja… Djali i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.”

Sipas dëshmisë së tij, është bërë përpjekje për të fshehur ngjarjen nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm. “Kanë fshirë gjurmët e gjakut me facoleta dhe më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmonin.”

“Plumbi është plumb pistolete, jo plumb stilolapsi,” shtoi më tej ai.

15-vjeçari punonte si kamerier dhe banakier në picerinë ku ndodhi ngjarja. “Kishte vetëm një muaj që punonte aty. Shkonte në shkollë dhe pasdite punonte. Kishte dëshirë të punonte që të mos rrinte kot gjatë kohës së lirë,” tha babai i tij.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar 21-vjeçarin Aldo Neziri, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Po ashtu, policia ka vënë në pranga edhe pronarin e lokalit, Leonardo Mejdani, si dhe tre punonjës të picerisë, Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë. Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme