Kronika 26 August 2026, 13:29 Nga VNA

Kokaina dhe kanabisi brenda makaronave të ziera, si futej droga për të burgosurin te 313-ta

Ndaje në Whatsapp

 

WhatsApp Image 2026-08-26 at 1.19.46 PM (2).jpeg

Mënyrat për të futur drogë në burgje janë nga më të ndryshmet. Madje, shkojnë dhe tej imagjinatës. Gjatë një kontrolli që u krye ditën e djeshme në paraburgimin 313 në Tiranë, u sekuestruan 17 doza kanabis dhe 12 kokainë. Dozat e drogës, sikurse shihet në fotot më lart, ishin futur brenda makaronave të gatuara.

Nga verifikimet rezultoi se kokaina dhe kanabisi ishin porositur në telefon nga i burgosuri O. Asllani dhe ushqimi u mor përsipër të dorëzohej nga shtetasi A. Xhamet, i afërmi i tij. Ky i fundit u arrestua për futje të sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit. Kontrolli u krye dje nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me DPB-në.

WhatsApp Image 2026-08-26 at 1.19.46 PM (2).jpegWhatsApp Image 2026-08-26 at 1.19.46 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-08-26 at 1.19.46 PM.jpeg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme