Kronika 25 August 2026, 09:45 Nga VNA

Blendi Gonxhe, ku jeeeeeee? Max Amini sapo shiti 2 mln euro bileta në Tiranë, pa ty!

Ndaje në Whatsapp

A e harruat se si Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhe, dhe pas tij e gjithë qeveria, shpërndante me ngulm postime, njoftime e promovime për koncertin e Kanye West, duke vënë në lëvizje të gjithë aparatin shtetëror për t'i shitur biletat e koncertit, dhe në fund dështuan dhe morën vendimin për t'i falur 4 milionë euro nga buxheti i shtetit një artisti ndërkombëtar? Ndërkohë që shteti merret me "dhurata" miliona eurosh për emra të mëdhenj të showbizz-it, arti dhe sipërmarrja private po tregojnë se suksesi i vërtetë nuk ka nevojë për vulën ose sponsorizimin e qeverisë.

Komiku me famë botërore Max Amini sapo ka bërë atë që pak kush e priste: ka shitur plotësisht 4 shfaqje radhazi në Pallatin e Kongreseve në Tiranë brenda dy ditëve.

Kalendari i shfaqjeve të shitura tërësisht:

28 Nëntor 2026 – Ora 18:00 (Anglisht)
28 Nëntor 2026 – Ora 21:00 (Anglisht)
29 Nëntor 2026 – Ora 17:00 (Anglisht)
29 Nëntor 2026 – Ora 20:00 (Anglisht)

Data e përzgjedhur nuk është thjesht një rastësi kalendari, por mban një simbolikë të fortë kombëtare. Max Amini zgjodhi të ngjitet në skenë fiks gjatë festave më të rëndësishme të shqiptarëve: 28 Nëntorin (Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit) dhe 29 Nëntorin (Ditën e Çlirimit).

Me një kapacitet prej 2,100 vendesh për çdo shfaqje, Amini arriti të mbledhë 8,400 spektatorë në total. Me një çmim mesatar bilete prej 245 eurosh (dhe me opsionin Meet & Greet që shton edhe 100 euro mbi çmimin bazë), xhiroja totale e gjeneruar nga ky aktivitet kap shifrën e rreth 2 milionë eurove në vetëm 48 orë.

Dhe e gjithë kjo ndodhi në heshtje të plotë administrative! Ndërsa Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, u bë copa duke promovuar Kanye West dhe duke i garantuar mbështetje financiare marramendëse nga paratë e taksapaguesve, Max Amini erdhi pikërisht në ditët më festive të kombit, mbushi sallën katër herë rresht dhe realizoi një sukses financiar e artistik pa asnjë lek nga buxheti i shtetit e pa asnjë ndihmë nga ministria.

Ky rast lë një pyetje të hapur për menaxhimin e parasë publike në art: Pse duhet t'u falen miliona euro nga qeveria artistëve të huaj, kur publiku shqiptar është i gatshëm të mbushë sallat vetë kur arti dhe organizimi janë të nivelit të lartë?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme