Kronika 24 August 2026, 21:58 Nga VNA

Lajm i fundit/ Krim në familje, djali vret nënën e plagos babain

Ndaje në Whatsapp
Lajm i fundit/ Krim në familje, djali vret nënën e plagos babain

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Lushnje, ku një grua dyshohet se është vrarë dhe bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi brenda banesës.

Sipas policisë, djali i çiftit, Florian Dalladaku, dyshohet se ka sulmuar me sëpatë prindërit e tij, Fanije dhe Hasan Dalladaku. Si pasojë e plagëve të marra, Fanije Dalladaku ka humbur jetën, ndërsa Hasan Dalladaku ka mbetur i plagosur rëndë.

I dyshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivit që çoi në sulmin e rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, Florian Dalladaku dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme