Kronika 24 August 2026, 07:59 Nga VNA

Vrasje në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë - një burrë i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë - një

Një grua ka mbetur e vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Malishevë, raporton Klan Kosova.

Sipas informacioneve që ka siguruar KlanKosova.tv nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, gruaja që vdiq ishte shtatzënë në javën e 34 të  shtatzënisë.

Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencë.

Ndërkaq, burri është në gjendje shumë të rëndë dhe jo stabile.Ai është i intubuar dhe i kyçur në respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme./Klankosova

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme