Kronika 23 August 2026, 08:04 Nga VNA

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Dëshmia e DJ të “Principotes”: Sokrati ishte i gjakosur kokë e këmbë, më tha “ndalo këtu” dhe iku zbathur

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Dëshmia e DJ të

DJ i klub Principotes është personi që ka ndihmuar Sokrat Lipan alias Vata ta largohet nga vendi i ngjarjes, pas vrasjes së turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez. Ai tregon për hetuesit kërkesën e Sokratit, çfarë bisedoi me të rrugës dhe si ndihmoi policinë të binte në gjurmët e tij. Vata u arrestua pak orë pas krimit në bagazhin e një makine, me të cilën udhëtonte një çift turk.

Dëshmia e DJ

Armando Zeneli, ka deklaruar se punon si DJ në disko “Principote” dhe se rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 ka parë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur ka qenë te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët i kanë thënë merre Sokratin dhe coje në spital se ti ke makinë këtu afër. Në drejtim të Armandos ka ardhur shtetasi Sokrat Vata, i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe i ka thënë disa herë ku e ke makinën më co në spital, nxito o k…r. Armando kishte njoftuar menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ka ikur me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur ka dalë jashtë ka parë një grup turistësh, të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë. Armando ka marë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e mbasme të makinës dhe është nisur menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës i tha ik vetëm drejt dhe mbas dy tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëme Sokrati i ka thënë: Ndalo këtu dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës Armando kishte vënë re që Sokrati kishte hedhur dicka me forcë. Pas këtij momenti ka shkuar në banesë i shokuar, ku pasi është qetësuar ka telefonuar policinë dhe ka ofruar ndihmë për kapjen e Sokratit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme