Kronika 23 August 2026, 09:09 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Më shanë në anglisht, ia kapa thikën dhe e hodha në tokë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil:

Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës, i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Mendes. 

Ndryshe nga sa pretendojnë turistët se u shanë nga rojet e sigurisë së lokalit Principote, Vata tha ae reagoi për shkak se ishin të huajt që shanë atë.

Vata thotë se nuk punonte në Sarandë, por nuk kishte siguruar asnjë ambjent hoteli apo banese, por natën e kalonte në ambjentet e jashtme të plazheve. Ai shpegon se sherri nisi per zhurmën.

 

Dëshmia e Sokrat Vatës 

Sokrat Vata, deklaroi se ka qenë i martuar me një shtetase gjermane M. M me të cilën ka një fëmijë. Në muajin maj të këtij viti është martuar me një shtetase rumune M.T.Lipan, me rezidencë në Dusseldorf, Gjermani. Që nga muaji maj i këtij viti që është i martuar me shtetasen rumune përdor makinën në pronësinë e saj me Peugeot, e zezë, me targa D SM326. Rreth datës 07-08 gusht nusja e tij rumune ka ikur në Gjermani ku Sokrati e ka çuar deri në Durrës dhe më pas është kthyer për në Sarandë për pushime dhe për ndonjë vend pune çfarë t’i dilte. Ai nuk kishte pajtuar asnjë ambjent hoteli apo banese, por natën e kalonte në ambjentet e jashtme të plazheve, të bizneseve në Ksamil. Ai deklaroi se kishte rreth dy javë që kishte filluar punë si hostes në lokalin “Principote”. Në datën 17.08.2026, rreth 24:00 ka hyrë në ambjentet e “Principote” si klient pasi orari i tij i punës kishte përfunduar, ku ka qëndruar në lokal vetëm dhe me persona të lokalit, ku ka pirë pije alkoolike deri në orën 04:00 të datës 18.08.2026. Më pas ka qenë në shoqërinë e dy vajzave franceze dhe një shqiptare që nuk e njihte më parë ku kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku kanë pirë një cigare dhe janë kthyer për të hyrë në ambjentet e brendshme të lokalit. Pa hyrë brenda në lokal ka parë një grup djemsh që ishin duke u shtyrë ku njëra palë ishte shqiptare dhe tjetra të huaj. Ndërhyri për t’i ndarë dhe ju drejtua shtetasve të huaj, por dëgjoi se në drejtimin e tij po e shanin në gjuhën angleze dhe nga e folura më pas kuptoi që ishin shtetas francez. Sokrati ua ka kthyer të sharën dhe ka parë se një nga shtetasit e huaj me trup të vogël kishte një thikë në dorë, i cili ju drejtua për ta goditur. Sokrati ishte shmangur, i kishte kapur thikën dhe ja kishte hedhur në tokë. Kur i ka marrë thikën e këtij personi është çarë në dorën e djathtë. Një tjetër person i huaj, me trup të madh nga pas e ka goditur me shkelma nga fytyra dhe ky person ka rënë përsipër. Pasi ka parë që kishte një dyndje njerëzish që goditeshin me njëri tjetrin është shmangur dhe ka ikur në një kodër të Ksamilit. Aty ka kontaktuar me një shtetas turk Mahmut, mbiemrin e të cilit nuk e dinte të cilin e ka njohur në plazh dhe i kërkoi ta çonte në Tiranë sepse nuk e dinte se çfarë do të ndodhte më tej. Sokrati ishte futur në bagazhin e makinës së shtetasit turk, të markës ford, me targa shqiptare dhe shtetasi turk mori të dashurën në hotel e më pas u nisën drejt Tiranës. Arsyeja pse Sokrati ishte futur në bagazh ishte se do flinte gjumë. I pyetur nëse kishte goditur ndonjë person me thikë ai ka deklaruar se nuk ka goditur ndonjë person me thikë. I pyetur për shtetasin David Gjana deklaron se e njeh dhe gjatë kohës së party e konfliktit nuk e ka parë këtë person.

 

Është bërë këqyrja fizike e shtetasit Sokrat Vata, ku janë konstatuar dërrmishje dhe shembje të këmbës së krahut të majtë dhe është pajisur me vendim ekspertimi mjeko-ligjor. Gjithashtu nga trupi i shtetasit Sokrat Vata mbi sipërfaqen e lëkurës nga dora e majtë, këmba e majtë dhe në gjoks janë marrë me anën e tamponave steril të emërtuar T1, T2, T3 mostra të kuqe si ato të gjakut të mpiksur. Janë marrë në cilësinë e provës materiale pantallonat me ngjyrë të bardhë, të shtetasit Sokrat Vata, të ndotura me njolla të kuqe si ato të gjakut. Janë sekuestruar sendet e shtetasit Sokrat Vata që janë bërë nga kontrolli personal në momentet e shoqërimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme