Kronika 25 August 2026, 12:24 Nga VNA

Publikohet momenti i arrestimit të Florion Dadallakut, 45-vjeçarit që vrau nënën dhe plagosi rëndë babain

Ndaje në Whatsapp
Publikohet momenti i arrestimit të Florion Dadallakut, 45-vjeçarit

Janë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Florion Dadallakut, 45-vjeçarit të dyshuar për ngjarjen e rëndë në familje, ku humbi jetën nëna e tij dhe mbeti i plagosur rëndë babai.

Sipas policisë, 45-vjeçari goditi me sqepar nënën e tij, Fanije Dadallaku, 80 vjeçe, ndërsa babain, Hasan Dadallaku, e la të plagosur rëndë. Pas krimit, ai u largua me automjet, për t’u arrestuar më vonë nga policia.

Dadallaku rezulton me probleme të karakterit mendor dhe mësohet se ishte shtruar dy herë më parë në psikiatri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme