Kronika 26 August 2026, 13:21 Nga VNA

Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshorten, Gjykata e Vlorës lë në burg “Visin e Garave”

Ndaje në Whatsapp

sdcdsdc.png

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Kosovën, i njohur ndryshe si “Visi i Garave”.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 40-vjeçarit u zhvillua këtë të mërkurë, ndërsa gjyqtari Nertil Meçaj la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për mbajtjen e tij në qeli.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës gjyqësore.

Sipas Policisë, Kosova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me armë zjarri.

40-vjeçari u arrestua në Palasë, ndërsa gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit u kap edhe me armë zjarri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme