Ekskluzive 17 January 2025, 16:03 Nga VNA

Kasaforta në Sky Tower/Hetime mbi familjen Veliaj për korrupsion dhe pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
Kasaforta në Sky Tower/Hetime mbi familjen Veliaj për korrupsion dhe

Në apartamentin 11/4 në Sky Tower, që sipas SPAK dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kontrollit të ushtruar me vendim gjykate, është gjetur një kasafortë. Për shkak se çelësi nuk ishte i disponueshëm, agjentët e BKH-së kanë kërkuar ndihmën e një eksperti, i cili e ka hapur kasafortën me një frezë.

Përmbajtja e kasafortës nuk dihet me saktësi, përveçse nga dy prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Sipas burimeve, nga apartamenti "sekret" janë marrë dokumente, kontrata dhe fatura të ndryshme, ndërsa janë sekuestruar edhe rroba. Kontrollet po kryhen në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut dhe familjarëve të tij për dyshime mbi korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

SPAK ka ushtruar më herët kontrolle edhe në kompanitë e familjarëve të Veliajt, duke sekuestruar gjithashtu telefonat e tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme