Ekskluzive 11 January 2025, 19:48 Nga VNA

Skandali i mbetjeve të KURUM, si po mbahet peng hetimi

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve të KURUM, si po mbahet peng hetimi

Skandali i eksportit të mbetjeve të KURUM, të dyshuara si toksike, me shumë gjasa nuk do të zbardhet kurrë, pasi që nga dita kur kontejnerët u kthyen mbrapsht në Shqipëri dhe u vendosën në Porto Romano, nuk është kryer asnjë veprim hetimor. Të gjitha institucionet kanë heshtur dhe askush nuk mban përgjegjësi për skandalin që doli në dritë pas denoncimit nga rrjeti i Bazelit.

Për të çuar përpara hetimet, është e nevojshme që të merren mostra nga mbetjet dhe të përcaktohet se çfarë ndodhet brenda kontejnerëve. Por deri më tani, kjo procedurë nuk është kryer. E vetmja mundësi për hetime të plota dhe të pavarura është që, së pari, analizat të kryhen në laboratorë jashtë vendit dhe, së dyti, dosja të kalojë në duart e prokurorëve të posaçëm.

102 kontejnerët me mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania “Sokolaj” shpk, me administratore Gjovana Sokolaj, drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës. Kontejnerët u kthyen pas alarmit të ngritur nga rrjeti i Bazelit, duke ngritur dyshime se mbetjet ishin toksike. Skandali i eksportit të mbetjeve përfshin jo vetëm kompaninë Kurum dhe atë Sokolaj, por edhe një zinxhir institucionesh, që nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, etj.

Nga informacionet e deritanishme rezulton se në 6 muajt e parë të hetimeve janë zbuluar dhjetëra shkelje ligjore, por me mbërritjen e kontejnerëve gjithçka mbeti në vendnumëro.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme