Ekskluzive 11 January 2025, 12:43 Nga VNA

VNA zbulon emrat e kandidatëve që pritet të zëvendësojnë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
VNA zbulon emrat e kandidatëve që pritet të

Ka përfunduar të premten në mesnatë afati 30 ditor i paraqitjes së kandidaturave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendin vakant të Holta Zaçaj, që përfundon me 10 mars 2025.

Burime për VNA bëjnë me dije se në garë janë 11 kandidatë, që janë pjesë e gjyqësorit, ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e atij gjyqësor si dhe avokatë apo juristë. Irena Nino dhe Florin Ballhysa janë dy komisionerët publikë të cilët kanë shprehur interesin për vendin vakant në Kushtetuese. Nurihan Seiti, ish-anëtare e KLP-së është një tjetër kandidaturë, po ashtu dhe Alban Toro ish-anëtar i KLGJ. Klodian Rado, Rezana Balla, Sinan Tafaj kanë paraqitur kërkesë.

Një tjetër kandidate është Genta Bungo ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bëri procesin e vettingut për gjyqtarë e prokurorëve. Asim Vokshi, gjyqtar është në garë për këtë vend. Lista me emrat e kandidatëve do të bëhet publike të hënën dhe më pas emrat kalojnë për verefikim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që bën dhe renditjen finale të tyre.

Holta Zaçajt i përfundon mandati si gjyqtare kushtetuese me 10 mars. Ajo refuzoi të largohej, me argumentin se mandati i saj përfundonte në fund të 2025. Por Sokol Sadushi i gjykatës së Lartë si organ emërtese shpalli vakancën e më pas trupa e gjyqtarëve kushtetues votoi për mbarimin e mandatit të Zaçaj, duke i dhënë kështu zgjidhje konfliktit të krijuar mes Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme