Ekskluzive 8 December 2024, 16:49 Nga VNA

Festat e fundvitit/ Bashkia jep 93 milionë lekë për dekorin e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Festat e fundvitit/ Bashkia jep 93 milionë lekë për dekorin e

Para disa ditësh, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ndezi dritat e pemëve të Vitit të Ri. Në një aktivitet, me dhjetëra fëmijë të kryeqytetit u bënë pjesë e kësaj ceremonie simbolike për çeljen zyrtarisht të festave të fundvitit në Tiranë.

Si asnjëherë më parë në sheshin "Skënderbej" u vendosën 5 pemë. E paqartë mbetet arsyeja e vendosjes së kaq shumë pemëve por shpresojmë dhe urojmë që të mos lidhet me dosjen " 5D", nga hetimet e së cilës kanë çuar në pranga disa prej drejtorëve kryesore të bashkisë Tiranë, për krijimin e skemave me fatura fiktive, sipas SPAK, për përfitimin e parave nga buxheti shtetit. Sigurisht, dritat e pemëve u ndezën dhe kjo është gjë shumë e mirë. Por le të vijojmë më tej.

Prokurimi Tirana është dekoruar me zbukurime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Sipas investigimit të VNA-së  prokurimi është bërë në muajin tetor për blerjen e dekorimeve për festimet e Vitit të Ri 2024 në qytetin e Tiranës. Sipas Bashkisë Tiranë, qëllimi kryesor është "përgatitja e qytetit të Tiranës për një sezon festiv të ndriçuar dhe të gjallëruar, duke kontribuar në atmosferën pozitive dhe tërheqjen e turistëve gjatë festave të fundvitit". Sipas të dhënave burimi i financimit është me vetëfinancim. Fondi limit: 9,900,000.00 Lekë (pa TVSH). Numri i operatorëve konkurues: 2; Arteo 20218 dhe Iceberg Communication SHPK. Oferta fituese (pa TVSH): 9,379,640.00 Lekë, është Iceberg Communication sh.p.k. Sipas të dhënave firma Arteo 20218 u skualifikua për shkak të mosparaqitjes së mostrave pranë Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve në datën dhe orën e caktuar për hapjen e ofertave.

Dekori Nga një shëtitje e thjeshtë në Tiranë, na rezulton zbukurimet në kryeqytet nisin nga rruga mbrapa Muzeut Historik Kombëtar, vijojnë tek rruga krah selisë së Partisë Socialiste, rruga "Myslym Shyri", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe rruga krah Kryeministrisë. Pra, janë dhënë 93 milionë lekë që "shfaqja" e dritave dhe zbukurimeve të bëhet vetëm përkrah atyre institucioneve dhe rrugëve që lidhin qeverinë e Partisë Socialiste. Sepse dihet të pjesa tjetër e qytetit duhet të vij të bëjë "turizëm" vetëm në qendër.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme