Ekskluzive 5 December 2024, 13:32 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit, autori i dyshuar shpjegime 8 orë në prokurori; ballafaqohet me të miturit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Martin Canit, autori i dyshuar shpjegime 8 orë në prokurori;

Autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Mecjas, jashtë rrethimit të shkollës Fan Noli është pyetur të shtunën e 28 nëntorit për më shumë se 8 orë në ambjentet e prokurorisë së Tiranës. M.P, ka dhënë shpjegime të detajuara lidhur me ngjarjen, ndërsa është ballafaquar edhe me të mitur të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Prokuroria ndërkohë ka ballafaquar Luis Mecjan me djalin e tezes së tij, që ka qenë po ashtu i pranishëm në ngjarje. Në këtë ballafaqim kushëriri i Luisit ka folur vetëm për një autor të dyshuar, ndërsa ka pranuar se ka goditur me grusht të miturin, K.B, duke i shkaktuar një dëmtim në nofull.

M.P është lënë nën masën e arrestit me burg pasi dyshohet për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të vecanta të viktimës. Avokati i tij pritet ta ankimojë masën e sigurisë.

Martin Cani u godit me thikë për vdekje, ndërsa miku i tij Luis Mecja mbeti i plagosur, pas një sherri mes të miturish. Prokuroria është duke hetuar rreth ngjarjes, që ka shkaktuar tronditje të fortë në opinionin publik, ndërsa po zhvillohen protesta me moton “për shkolla të sigurta”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme