Ekskluzive 25 November 2024, 17:42 Nga VNA

Kush është truri i organizatës kriminale që u godit nga SPAK/ Lidhjet e Marsel Shegës me tenderat publike dhe politikën

Ndaje në Whatsapp
Kush është truri i organizatës kriminale që u godit nga

Bujar, alias  Marsel Shega, pronar i kompanive Viola Green dhe Wonder Green, konsiderohet si truri financiar i organizatës kriminale që u godit nga SPAK. Biznesmeni nga Peqini rezulton të jetë një lidhje e fortë e Suel Çelës dhe grupeve të tjera kriminale të përfshira në trafik droge dhe pastrim parash, si dhe ka lidhje të fuqishme në politikë.

Kompanitë e tij kanë fituar disa tendera për pastrimin e qyteteve si Peqin, Elbasan dhe Berat. Ai ka pasur si ish-ortak babain e kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo.

Bujar Shega është arrestuar në Milano. SPAK ka zbuluar strukturën e organizatës kriminale dhe ka firmosur 21 masa sigurie, ku përfshihen 18 masa “arrest në burg,” 1 masë “arrest shtëpiak” dhe 2 masa “detyrim për paraqitje”.

Ndër të dyshuarit janë edhe ish-gjyqtarë, avokatë, ish-zyrtarë policie dhe gazetarë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme