Ekskluzive 22 November 2024, 11:25 Nga VNA

Skandali me mbetjet e Kurum, AKBN lan duart për analizat, Prokuroria hedh sytë jashtë Shqipërisë për laborator

Ndaje në Whatsapp
Skandali me mbetjet e Kurum, AKBN lan duart për analizat, Prokuroria hedh

Agjencia Kombëtare e Mjedisit i është përgjigjur prokurorisë së Durrësit se nuk mund të realizojë analizat e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që ndodhen në 102 kontejnerët që u kthyen nga Tajlanda dhe po janë vendosur në Porto Romano.

Në këto kushte, organi i akuzës i është drejtuar me shkresë ministrisë së Mjedisit që ta informojë nese ka laboratorë të specializuar per analizat, përmes të cilave duhet të përcaktohet nëse mbetjet janë ose jo të rrezikshme. Nëse përgjigja është negative do të kërkohet ndihmë nga laboratorë jashtë vendit. Pavaresisht se ngarkesa është kthyer ende nuk janë marrë mostra për analiza, duke bërë që hetimet të mbeten në vendnumëro. 102 kontejnerët me mbetjet e kompanisë Kurum u eksportuan nga kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës pa marrë miratimin e shtetit pritës. Ka dyshime se mbetjet janë të rrezikshme ndaj për këtë arsye u kthyen mbrapsht. Prokuroria e Durrësit po kryen prej muajsh hetime, por nuk ka rezultat konkret. Megjithate mund të thuhet se historia e mbetjeve ka dyshime të jetë korruptive dhe që përfshin shumë aktorë, përfshirë dhe ato shtetërore, që me gjasë janë angazhuar ta shtyjnë sa të munden hetimin, ose ta ndikojnë atë të mos jetë i plotë dhe gjithanshëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme