Ekskluzive 16 November 2024, 19:43 Nga VNA

Truri i bandës shqiptare që u ndalua nga SPAK/ Pse laboratori i drogës u ndërtua pranë Rinasit?

Ndaje në Whatsapp
Truri i bandës shqiptare që u ndalua nga SPAK/ Pse laboratori i

Grupi kriminal që u godit nga SPAK gjatë 24 orëve të fundit zgjodhi fshatin Qerekë në afërsi të Rinasit si një pikë strategjike për tu shpëtuar ndjekjeve me dron, pasi për shkak të fluturimeve nga aeroporti nuk mund të bëhej monitorimi nga ajri. “Kjo sipas SPAK do t’iu mundësonte trafikantëve të shmangnin monitorimin nga ajri dhe lehtësonte transportimin e shpejtë të drogës, por edhe elementëve kimike, me qëllim mbërritjen e tregjeve brenda dhe jashtë vendit”, thanë burimet. Sipas prokurorisë së Posaçme laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal. Gjatë aksionit u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve të huaj, një nga Venezuela dy nga Kolumbia. Kokainë vinte në Shqipëri e kamufluar në lekurë viçash. Në Qerekë ekspertët e huaj e përpunonin dhe më pas kokainë dwëgohet  në baza të sigurta të grupit kriminal.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme